Telenews

Kryeziu: Nëse vazhdon kështu moskonstituimi i Kuvendit, mund të ndërhyjnë… (VIDEO)

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka folur për dështimin e 13-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka theksuar se ka gjasa që për të zgjidhur çështjen aktuale të mosformimit të institucioneve të vendit mund të ndërhyjnë edhe aleatët ndërkombëtarë të vendit.

“Presidenten Vjosa Osmani e falënderoj shumë që ka marrë iniciativë, do të thotë i shtjerrim ato mjetet e brendshme politike që të mos ndërhyjnë ndërkombëtarët”.

“Unë e kam një bindje se ndërkombëtarët në fund do të ndërhyjnë, nëse ne nuk i zgjidhim problemi, pra miqtë tanë, aleatët e tanë që i kemi”, ka thënë Kryeziu.

 

Të ngajshme

Osmani për takimin me Shean: Aleatët tanë, të përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Erzana Fazliu

Protesta në Lipjan: Agoni nuk është vetëm një emër, është simboli i padrejtësisë

Valjeta Turkaj

Nga kanagjegji në altar, Engjëllusha kurorëzon sot dashurinë

Erzana Fazliu