Telenews

BIDEN THOTE SE SHBA-JA DO TË DËRGOJË MË SHUMË ARTILERI NË UKRAINË

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë për media se vendi i tij do të dërgojë më shumë sisteme artilerie në Ukrainë në mes të një ofensive të ripërtërirë ruse në lindje, raporton BBC.
Që nga fillimi i administratës së Bidenit, SHBA ka ofruar 3.2 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën, duke përfshirë 2.6 miliardë dollarë që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt.
“Ajo që ne kemi bërë këtu është … pikërisht ajo që do të bënte presidenti që nga fillimi. Që është të (sigurojmë) ndihmë të konsiderueshme sigurie, ndihmë ekonomike dhe mbështetje për popullin ukrainas,” tha të hënën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.
“Dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë pikërisht këtë,” shtoi ajo.

Të ngajshme

Trumpi bëhet presidenti i parë amerikan në detyrë që shfaqet në një monedhë në qarkullim –

KushtrimGuraj

Banesat për 7.3 % më shtrenjt se vitin e kaluar, Prishtina prinë për rritje çmimi

Yllka Gashi

Takim i ri Kurti-Abdixhiku

Yllka Gashi