Telenews

Bie numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në vend

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike për muajin maj 2026, i cili tregon se numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara ka shënuar rënie si në baza mujore, ashtu edhe në ato vjetore. Sipas ASK-së, gjatë muajit maj janë regjistruar gjithsej 1.108 ndërmarrje, që paraqet një rënie prej 1.4 për qind krahasuar me muajin prill, ndërsa në krahasim me majin e vitit 2025 numri i bizneseve të reja është më i ulët për 16.9 për qind.

Sektori më i preferuar për hapjen e bizneseve të reja vazhdon të jetë tregtia me shumicë dhe pakicë, përfshirë riparimin e automjeteve dhe motoçikletave, me 278 ndërmarrje ose 25.1 për qind të totalit. Pas tij renditen akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 126 ndërmarrje, ndërtimtaria me 119 dhe prodhimi me 105 ndërmarrje.

Raporti i ASK-së tregon gjithashtu se pothuajse të gjitha bizneset e regjistruara gjatë muajit maj i përkasin kategorisë së mikro-ndërmarrjeve. Nga gjithsej 1.108 ndërmarrje të regjistruara, 1.101 janë mikro-ndërmarrje me deri në nëntë të punësuar, ndërsa vetëm shtatë janë ndërmarrje të vogla me 10 deri në 49 të punësuar. Gjatë këtij muaji nuk është regjistruar asnjë ndërmarrje e mesme apo e madhe.

Sa i përket shpërndarjes gjeografike, Rajoni i Prishtinës vazhdon të dominojë me 523 ndërmarrje të regjistruara, i ndjekur nga Rajoni i Prizrenit me 130, Ferizaj me 110, Mitrovica me 100, Gjilani me 86, Gjakova me 83 dhe Peja me 76 ndërmarrje të reja.

Të ngajshme

Dështon të nisë gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve gjatë vitit 1999

Rrezarta Ramaj

BE riafirmon mbështetjen për Kosovën, kërkon përshpejtim të reformave

Rrezarta Ramaj

Arrestimi i dy personave për grabitje në Prishtinë, policia jep detaje

Rrezarta Ramaj