Telenews

Bie sistemi policisë maqedonase, kolona të gjata në kufirin me Kosovën

Sot, është raportuar një problem teknik që ka prekur sistemin e Policisë së Maqedonisë së Veriut në të gjithë territorin e vendit. Si pasojë, autoritetet maqedonase kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht hyrjen e automjeteve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për shkak të rënies së sistemit, veturat që hyjnë në Maqedoninë e Veriut po regjistrohen mekanikisht dhe se si pasojë ka kolona të gjata të shkaktuara.

“Ju njoftojmë se sot është raportuar rënia e sistemit të Policisë së Maqedonisë së Veriut në gjithë territorin e saj. Si pasojë e kësaj ndërprerjeje teknike, autoritetet maqedonase kanë pezulluar përkohësisht hyrjen e automjeteve në territorin e RMV-së. Tani kanë filluar mekanikisht regjistrimin dhe deri sa të kthehet sistemi kufitar i MKDV- së është kthyer kontrolli i dyfisht! Ka kolona të gjata në territorin e RMV-së.
Do t’u mbajmë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me këtë situatë”, bëhet e ditur në njoftim. /Reporteri.net/

Të ngajshme

E dashura e Bleros nuk fsheh dashurinë për të

Erzana Fazliu

Nuk pritej/ Lumi B, Ghetto Geasy dhe Egli publikojnë bashkëpunimin

Erzana Fazliu

Trump zbulon tarifën prej 30% për anëtarët e BE-së dhe mallrat nga Meksika

Erzana Fazliu