Telenews

Bien shitjet e BMW-së dhe Mercedesit në Kinë

Konkurrenca e fortë në Kinë ka goditur shitjet e tremujorit të tretë të BMW-së dhe Mercedesit, kanë njoftuar të enjten prodhuesit gjermanë të automjeteve luksoze.

Sektori gjerman i veturave po përballet me sfida të shumta, duke filluar nga kostot e larta të prodhimit dhe menaxhimi i kalimit te automjetet elektrike, deri te rënia e kërkesës dhe rritja e konkurrencës nga Kina.

Problemet janë pasqyruar së fundmi nga ulja e kostove në prodhuesin më të madh të automjeteve në Evropë, Volkswagen, e cila po shqyrton mbylljen e fabrikave në Gjermani për herë të parë.

Për tremujorin korrik-shtator, shitjet e BMW ranë 13%, ndërsa Mercedes raportoi një rënie prej 3%.

Bashkimi Evropian kohët e fundit ka vendosur tarifa të larta për automjetet elektrike të prodhimit kinez, duke thënë se ato përfitojnë nga subvencionet e padrejta shtetërore. Pekini e mohon këtë dhe ka kërcënuar me hakmarrje.

Të ngajshme

Kosova e nis 2025-ën me deficit të skajshëm tregtar me vendet fqinje

KushtrimGuraj

Nxënësit Ajana Pllana dhe Enes Mustafa nga shkolla Marif shkëlqejnë në Barcelonë

KushtrimGuraj

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

KushtrimGuraj