Telenews

BIK del me njoftim: Namazi i Bajramit falet në 06:18

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka njoftuar besimtarët se muaji i bekuar i Ramazanit përfundon të enjten, ndërsa falja e namazit të Fitër Bajramit do të zhvillohet në orën 06:18.

Sipas komunikatës së BIK-ut, kryeimami Vedat ef. Sahiti do t’i prijë faljes së namazit të Bajramit.

“Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit në Republikën e Kosovës do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Programi fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga kryeimami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim ef. Beqiri. Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, BIK ka bërë të ditur se hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit me mesazhin e kësaj feste.

“Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona. Me fat festa e Fitër Bajramit!”, është theksuar në njoftim.

Të ngajshme

Izraeli thotë se ka vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Valjeta Turkaj

Thaçit i hiqen kufizimet për vizita me një person, i mbeten në fuqi për të tjerët

Valjeta Turkaj

Humbja tragjike e jetës së tre qytetarëve të Kosovës në Vjenë, Konjufca u shpreh ngushëllime familjarëve

Valjeta Turkaj