Telenews

BIK mbledh shumë të madhe parash për Mitrovicën dhe Skenderajn

Bashkësia Islame e Kosovës ka mbledhur mbi 123 mijë euro për komunën e Mitrovicës e Skenderajt. Komuna këto që u prekën nga vërshimet.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton opinionin e gjerë, se në aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj, i organizuar nga kjo Kryesi, më 27 janar 2023, janë tubuar 123,161.38 euro”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, falënderon të gjithë ata që kontribuuan në këtë aksion, duke e lutur Zotin Fuqiplotë që t’i shpërblejë me të mirat e kësaj dhe të botës tjetër!”.

 

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës”

 

Të ngajshme

Endrit Nika nuk e pranon fajësinë as në rigjykim: I pafajshëm 100%

Rrezarta Ramaj

Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

Rrezarta Ramaj

Ledri Vula në New York, këngëtari shqiptar bën namin në festën e familjes Rexha

Rrezarta Ramaj