Telenews

Bilanci i fundit me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar katër raste të reja me COVID-19. Po ashtu, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërsa, janë shëruar edhe 20 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 224,665 që nga fillimi i pandemisë, në total numri i rasteve aktive është 347.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,827,083 doza të vaksinës.
Deri më sot 822,338 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, po ashtu deri më sot janë dhënë 102,011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Të ngajshme

Sa ujë duhet të pimë çdo ditë?

KushtrimGuraj

Zvicra po trajnon 160 mjekë nga Shqipëria për përballimin e urgjencave

Valjeta Turkaj

Kanceri i lëkurës shfaqet ndryshe te burrat dhe gratë – ja pse duhet ta dini këtë

Valjeta Turkaj