Telenews

BILD: Italia po përgatitet për tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova

Italia është duke u përgatitur për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga Kosova, raporton gazeta e njohur gjermane “Bild”.

“Sipas të dhënave të Bild-it, Italia është duke u përgatitur për tërheqje të mundshme të trupave të ShBA-së nga Kosova. Aleatët evropianë atëherë do të ishin të vetëm në Ballkan kundër mikut të Putinit, Aleksandar Vuçiq, dhe ushtrisë së tij të fuqishme serbe” , thuhet në artikullin e gazetës gjermane.

“Ka shqetësim të madh në shumë pjesë të Evropës për negociatat amerikano-ruse. Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përjashtuar një tërheqje të plotë të trupave amerikane nga Evropa. Sipas të dhënave të Bild-it, shërbimet perëndimore të sigurisë dhe politikanët perëndimorë kanë frikë se bisedimet që nisën sot në Riad do të mund të çonin në përfundimin e pranisë së trupave amerikane në pjesë të mëdha të Evropës”, thuhet në krye të artikullit.

Një zyrtar i sigurisë në Evropën Lindore i ka thënë gazetës “Bild” se: “Sipas të dhënave tona, kjo ka të bëjë me kërkesat e Putinit të vitit 2021, që janë tërheqja e trupave amerikane nga të gjitha shtetet e NATO-s që janë bërë pjesë e aleancës pas vitit 1990.”

Skenari i rastit më të keq është ai në të cilin shumë ekspertë kanë frikë për një pushtim të menjëhershëm nga ushtria ruse në ish-republikat sovjetike, Estoni, Letoni e Lituani, si dhe një luftë e shkallës së lartë me Poloninë, thuhet më tej në artikullin e gazetës gjermane.

Prania e trupave amerikane në zonat afër Rusisë, sipas konsensusit të shteteve fqinje të Rusisë, është garancia më e madhe për pavarësinë e këtyre vendeve.

“Lavrovi kërkoi që NATO-ja të kthehet në kufijtë e saj të vitit 1997 dhe të tërhiqet nga të gjitha shtetet me përjashtim të Gjermanisë [së dikurshme] Lindore në interesin e stabilitetit në Evropë. Prandaj pse nuk do të duhej ta kërkonte Putini këtë në Riad?”, shkroi ish-ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis.

Të ngajshme

Përplasje trenash në Danimarkë, raportohet për të lënduar

Valjeta Turkaj

Djali hodhi statujën nga ballkoni dhe la të vdekur turisten, prindërit ndiqen penalisht për vrasje

Valjeta Turkaj

Tahiri i AAK-së: Nuk marrim pjesë në seancën për president ku propozohen dy kandidatë prej një partie

Valjeta Turkaj