Telenews

Bildt: Militantë serbë sulmuan KFOR-in, kjo është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite

Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, tha se sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it është gjëja më e keqe që ka ndodhur në Kosovë qe sa kohë.

Duke komentuar pamjet e ushtarëve të KFOR-it të rënë përtoke nga lëndimet e marra gjatë protestave, Bildt tha se militantët serbë po kryejnë këto sulme, shkruan gazeta online Reporteri.net.

I njëjti bëri thirrje për de-eskalim të situatës.

“Cikli i përshkallëzimit të situatës duhet të ndalet sa më shpejt”, shkroi ai.

Nga përballja me protestues serbë në veri të Kosovës mbetën të lënduar 25 pjesëtarë të njësisë ushtarake të NATO-s.

Ky sulm u dënua nga vetë NATO, SHBA-ja, BE-ja dhe akterë të tjerë ndërkombëtarë të cilët bënë thirrje publike që Kosova dhe Serbia t’i tejkalojnë këto tensione e të përqendrohen në dialog.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj