Telenews

Bisedimet Rusi – Ukrainë i nis ministri bjellorus: Ndihuni plotësisht të sigurt

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, ia ka mirëpritur delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës për t’i zhvilluar bisedimet, të hënën, duke u thënë atyre se ata duhet të ndihen të “plotësisht të sigurt”.
“Të dashur miq, presidenti i Bjellorusisë më kërkoi t’iu uroj mirëseardhje dhe t’ju siguroj se gjithçka do të siç jeni rënë dakord me presidentin Zelensky dhe presidentin Putin. Këtu mund të ndiheni plotësisht të sigurt. Kjo është detyra jonë e shenjtë”, tha Makei.
“Presidenti Lukashenko shpreson sinqerisht se gjatë bisedimeve të sotme do të jetë e mundur të gjenden një zgjidhje për të gjitha çështjet e kësaj krize. Të gjithë bjellorusët po luten për këtë. Çdo propozim për organizimin e takimit të sotëm do të shqyrtohet dhe do të përmbushet absolutisht”, shtoi ai.
“Ne presim me padurim rezultatet”.
Vendndodhja e saktë e bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës të hënën është mbajtur sekret për arsye sigurie.
Bisedimet janë në Bjellorusi, por i vetmi vend që është njoftuar është se ato janë në brigjet e lumit Pripyat në rajonin Gomel të Bjellorusisë.

Të ngajshme

Ministri i Mbrojtjes tregon se sa serbë shërbejnë në Ushtrinë e Kosovës

Donat Hashani

Kurti flet për takimin me kancelarin gjerman: Diskutime përmbajtësore e konstruktive

Donat Hashani

Maqedonci: Mund të shkarkohem, por dorëzohem vetëm i vdekur

Donat Hashani