Telenews

Bislimi pas marrëveshjes: Tashmë komunat veriore do të faturohen sipas ligjeve të Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe kryenegociatori i palës kosovare, Besnik Bislimi ka thënë se me arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, komunat në veri të vendit do të faturohen sipas legjislacionit të vendit tonë.
Sot, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë në veri të vendit.
“Më në fund kemi miratuar udhërrëfyesin e implementimit për marrëveshjet për energjinë të vitit 2013 dhe 2015. Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në 4 komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”, tha Besnik Bisilimi në Twitter.

 
Në anën tjetër, për këtë marrëveshje reagoi edhe i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo kanë miratuar Udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjeve për energjinë, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Të ngajshme

Ekstradohet nga Shqipëria për në Kosovë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Valjeta Turkaj

Islanda shënoi “ditën më të nxehtë në prag të Krishtlindjeve ndonjëherë”

Valjeta Turkaj

Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident 1 javë pas martesës: Zot ia faltë Xhenetin

Valjeta Turkaj