Telenews

Bitcoin i afrohet 100 mijë dollarëve, në rritje dhe kriptomonedhat e tjera

Bitcoin monedha virtuale më e përhapur në botë po vlen gati 98 mijë dollarë.

Në më pak se tre javë nga fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kriptovaluta ka arritur nivelin më të lartë ndonjëherë.

Të dhënat nga Coin Market Cap tregojnë se gjallërimi ka përfshirë edhe monedhat e tjera digjitale. Vlera e Ethereum ka kapur nivelin e mbi 3 600 dollarëve, Binance 658 dhe Solana rreth 250 dollarë.

Kur u krijua në vitin 2009, Bitcoin vlente vetëm 1 cent. Në mbi një dekadë, kriptomonedha ka pasur disa kulme, veçanërisht në vitet 2019 e 2021.

Të ngajshme

Ish-kreu ushtarak i Ukrainës, paralajmëron përshkallëzim global të luftës

KushtrimGuraj

Zelensky: Fundi i luftës është në dukje, presim të dëgjojmë Trump

KushtrimGuraj

Zelensky: Të dashur aleatë, Putini po ju teston

KushtrimGuraj