Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi ka folur rreth fituesit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama.
Blero, njëherësh ish-konkurrent i këtij formati, tha se Driloni në një mënyrë ishte i kompletuar, si nga ana e jashtme e tij, ashtu edhe për nga edukata që ka treguar brenda shtëpisë më të madhe në vend.
“Po dihet që Driloni ka qenë favoriti i publikut. Sa i përket këtij formati, në njëfarë forme duhet të jesh i kompletuar, në kuptimin e Drilonit për shembull. Driloni thjesht duket mirë, ushtron, i ri, u bë favorit i vajzave të reja, edukatë ka treguar shumë”, tha Blero për emisionin “Weekend” në Klan Kosova.
Blero po ashtu tregoi se cila pjesë e finales ishte më e bukura për të.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për të dëgjuar intervistën e plotë: