Telenews

Blero thotë se intervistën me Afronën e bëri për ‘inati’ ndaj ish të dashurës

Artisti i njohur i estradës, Blero Muharremi, për podcastin e fundit të realizuar me ish-bashkëshorten Afrona Dika, ka thënë se ka qenë si një hakmarrje për ish të dashurën e tij të fundit e identifikuar si “Bebe”, ku Blero e ka përmendur sa ishte brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP Kosova II.

Blero në “Reload” të Televizionit Dukagjini u shpreh se komplet intervista e realizuar në podcastin me Afronën, ka qenë si mesazh hakmarrës ndaj ish-të dashurës së tij ose inati që kishte për të. Duke shtuar se interesi i Afronës ka qenë rritja e audiencës dhe e klikimeve për emisionin e saj.

“Mu ka dhimt vetja dhe koha” u shpreh Blero teksa komentuar paraqitjen e tij te podcasti, ku ai shihet duke qarë.

Blero për ndarjen nga ish e dashura tha se ka ndodhur shkaku i një udhëtimi, i cili ky nuk ka mundur të shkojë e ajo ka shkuar pa të.

“Definitivisht është se podcasti ka ndodhur pak ose më shumë inati në kuptimin e realizimin e tij për me ia kthy dikujt tjetër. A është bashku apo jo me Afronën, nuk është e vërtetë, por podcasti është bërë me inati për një person që hala e du dhe me ndiku tek ajo. Është ajo që e kam përmend brenda BigBrother VIP Kosova II, që kam kallxu dashni për të dhe që hala kam dashni për të. ‘Bebe’ m’ka dëshpëru, sepse ne kemi pasur me udhëtu një vend bashkë, ajo u shku, unë s’kam mbërri dhe pastaj janë prish raportet, por edhe lidhja. Është si hakmarrje ky podcasti me Afronën”, u shpreh Blero.

Ndërsa, sa i përket projekteve muzikore, “Nuk muj pa ty” është titulli i këngës që do të publikohet sot nga ora 18:00″, është shprehur Blero për emisionin “‘Reload” në Televizionin Dukagjini. Projekti i tij muzikor që do të lansohet sonte do të jetë bashkëpunim mes Bleros, Nadi-it dhe Ervin Gonxha.

“Brenda një muaji do të plasohen katër projekte të reja muzikore. Dy prej tyre do të jenë bashkëpunim me artistin Uki”, shtoi Blero.

Paralajmërimi i projektit të ri

 

 

source

Të ngajshme

Afërdita Paçarada zbulon një sekret për ndjekësit

Erzana Fazliu

Pas 5 vjetësh, moderatorja e njohur njofton largimin nga ky emision në “Top Channel”

Erzana Fazliu

Rita Ora me koncert të bujshëm në Lituani!

Erzana Fazliu