Telenews

Blinken e ministri i Jashtëm ukrainas shkojnë për një vakt në McDonald’s, Kuleba i tregon si e kuronte dehjen me ‘fast food’

Sekretari i Shtetit Antony Blinken u bashkua me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba për një vakt në McDonald’s gjatë një vizite të paparalajmëruar dyditore në Kiev, ku Kuleba bëri shaka për kurën e tij kur ishte i dehur.

“Kur isha student, ushqimi im më i mirë për hangover (dehje) ishte në fakt të shkoja në McDonald’s”, tha Kuleba ndërsa hante një pite me qershi. Blinken qeshi, duke thënë se ishte i sigurt se bënte vaki rrallë.

“Shumë e rrallë, sigurisht”, tha Kuleba.

“Unë shkoja në McDonald’s dhe porosisja një dopio cheeseburger, një Cola të madhe dhe ky do të ishte mëngjesi im i hangover.”

“Kjo nuk më ka ndodhur kurrë”, tha Blinken ndërsa hante patate të skuqura.

McDonald’s ndërpreu punën në të gjitha 850 pikat në Rusi në mars 2022, menjëherë pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës. McDonald’s filloi rihapjen e disa prej restoranteve të tij në Ukrainë në gusht të vitit 2022 pasi zinxhiri i ‘fast-food’ u tërhoq për shkak të dëmtimit të rëndë të ekonomisë nga lufta dhe ndikimit të bizneseve. Kuleba i dha merita Blinken-it për ndihmën që dha në hapjen e biznesit perëndimor në Ukrainë.

Blinken zbriti në kryeqytetin ukrainas disa orë pasi Rusia nisi sulmin e saj të parë raketor në këtë javë kundër Kievit. Një sulm ushtarak goditi një treg të hapur në Ukrainën lindore të mërkurën, duke vrarë e plagosur njerëz, thanë zyrtarët.

Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë 1 miliard dollarë financim për Ukrainën, ndërsa presidenti Joe Biden ka kërkuar më shumë se 20 milionë dollarë ndihmë ushtarake dhe humanitare për vendin, por mbetet e paqartë se sa fonde do të miratohen.

Të ngajshme

Nis mesha e Papës së ri

Valjeta Turkaj

SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar arrijnë marrëveshje për tregtinë

Donat Hashani

Bill Gates do t’i dhurojë 200 miliardë dollarë për më të varfrit deri në vitin 2045

Valjeta Turkaj