Telenews

Bllokohet rruga afër Merdarit, qetë në Jarinjë

Përditësim 19:22 – Për dallim nga pikëkalimi kufitar në Jarinjë, rruga në afërsi të pikëkalimit në Merdar është bllokuar në pjesën serbe, ka raportuar Radio Evropa e Lirë. Sipas raportimit, rruga është bllokuar nga dy vetura dhe disa persona.

Situatë e qetë është duke mbizotëruar në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Jarinjë, në kohën kur ishte paralajmëruar për protesta nga serbët dhe tentim të bllokimit të rrugëve kufitare, kah ana e Serbisë.

Aktualisht nuk janë duke u parë turma njerëzish.

Qarkullimi i veturave në të dyja anët e kufirit është duke vazhduar normalisht.

Bllokada ishte paralajmëruar nga “Këshilli për Bllokada i Serbisë” pasi Policia e Kosovës mbylli 5 zyra të strukturave paralele në veri me dyshimet për falsifikim me dokumente.

Në aksionin e 30 gushtit u mbyllën zyrat e katër komunave paralele: Mitrovicë, Leposaviq, Zubin-Potok e Zveçan, si dhe Zyra e Qarkut të Mitrovicës.

Të ngajshme

E mitura kap 160 euro nga arka e “Albi Market” dhe ikën me vrap – identifikohet nga kamerat dhe ndalohet –

KushtrimGuraj

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj