Një nga rrugët e lagjes Ulpiana të Prishtinës është bllokuar aktualisht, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët..
Arsyet e kësaj bllokade ende nuk dihen.
Telenews.al ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për një sqarim rreth këtij rasti, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë ndonjë përgjigje zyrtare.
Ne do të vazhdojmë të përcjellim zhvillimet dhe do t’ju mbajmë të informuar sapo të ketë ndonjë informacion të ri.