Telenews

Boksieri Robin Krasniqi bëhet baba për herë të parë

boksieri-robin-krasniqi-behet-baba-per-here-te-pare

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe partnerja e tij, modelja Marigona Krasniqi, kanë mirëpritur ditën e sotme (e hënë) një djali.

Lajmi është konfirmuar nëpërmjet rrjeteve sociale, nga një postim i bërë nga vëllai i Robinit, Qëndrim Krasniqi.

“Ju prezantoj me babanë më të ri Robin Krasniqi. Urime Robin&Marigona”, thuhet në postim.

Të njëjtit këtë vit kanë qenë një nga çiftet më të përfolura në shoubizin shqiptar për shkak të dasmës që organizuan.

Ata mes tjerash u fejuan në fillim të këtij viti dhe kurorëzuan dashurinë me martesë në Gjermani.

Lindja e fëmijës po ashtu duket të jetë realizuar në Gjermani, ku Krasniqi jeton dhe vepron prej shumë vitesh./Telegrafi

Të ngajshme

Publikohet videoklipi i këngës së Ilir Shaqirit, “Jo në emrin tim”

Rrezarta Ramaj

Videot intime të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

Rrezarta Ramaj

“Muji dhe Halili” së shpejti në ekranet shqiptare, në kast Capital T dhe Adrola Dushi

Rrezarta Ramaj