Telenews

Bombë para zgjedhjeve: Bekim Jashari përkrah haptazi Vetëvendosjen me shkrim të fortë

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij për Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet qendrore të vitit 2025. Në një reagim të tij, Jashari ka theksuar se qytetarët duhet të zgjedhin ata që, sipas tij, kanë larguar “thikat nga hartat e Kosovës” dhe që kanë forcuar shtetin.

Ai ka rikujtuar vizitën provokuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, më 9 shtator 2018 në Banjën e Skenderajt, duke e krahasuar atë kohë me situatën e sotme. Sipas tij, tashmë Kosova është më e fortë dhe më sovrane në çdo pjesë të territorit të saj. “U deshën 24 vite që fëmijët tanë të ecin të lirë në veri, që Kosova të ketë sovranitet dhe ligj në çdo cep të saj,” ka shkruar ai, duke nënvizuar se askush nuk guxon më të negociojë me territorin e Kosovës.

Jashari ka kritikuar edhe ata që dikur mbështetnin idenë e ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve, duke thënë se historia do të jetë e pamëshirshme ndaj tyre. “Kosova nuk jep më asnjë pëllëmbë tokë. Ata që sot e mbrojnë dhe e fuqizojnë Kosovën, janë ata që ia kanë kthyer dinjitetin dhe sigurinë qytetarëve të saj,” ka theksuar ai.

Duke folur për situatën politike, ai ka thënë se Skenderaj dhe Drenica gjithmonë kanë qenë mirënjohëse ndaj atyre që kanë punuar ndershmërisht për vendin. Megjithatë, ai ka shtuar se vendi ka nevojë për një qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme. “Kosova është më e fuqishme se kurrë. Qytetarët duhet të zgjedhin ata që po e forcojnë dhe e integrojnë shtetin, ata që e mbrojnë me dinjitet dhe jo ata që dikur ishin gati ta ndanin bashkë me Vuçiqin,” ka përfunduar ai.

Kjo deklaratë e Jasharit shihet si një mbështetje e hapur për qeverinë aktuale dhe një sinjal i qartë për pozicionimin e tij politik në zgjedhjet e nesëme parlamentare të Kosovës.

Të ngajshme

Tubimi përmbyllës i LDK-së, Abdixhiku: Fitorja tashmë është mes nesh

Donat Hashani

Votojnë ish-ushtarët e UÇK-së që po mbahen në Hagë

Donat Hashani

Bedri Hamza me fjalë të mëdha në tubimin përmbyllës

Donat Hashani