Telenews

BORA MOHON TAKIMET SEKRETE ME TË, DERISA DONALDI BËN KËTË VEPRIM

Edhe pse Bora Zemani deklaroi se nuk ka asgjë mes tyre, Donaldi nuk ka të ndaluar me dedikimet për të. Aktori i humorit ka ndarë një fotografi nga koncerti që ka mbajtur, krahas së cilës ka thumbuar lajmet se poshtë shtëpisë së prezantueses ndodhej makina e tij.
‘Makina me targa AA… ka bllokuar rrugën’, ka shkruar Donaldi. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të vërshojnë me komente. “Bora Zemani liroje rrugën zemër se po kalon Donald Veshaj”, “Poshtë një pallati”, “Makina me targa AA 9 janar ka bllokuar rrugën”, “Makina e Borës”, kanë komentuar ndjekësit.
“Bora Zemani do të shkrish ti apo jo??? Se na plasët…mezi po presim t’ju shikojmë bashkë”, shkruan një tjetër ndjekës. “Mos e kishte fjalën për makinën poshtë shtëpisë së Borës“, vijon një tjetër. Kujtojmë që Bora hodhi poshtë thashethemet që kanë qarkulluar lidhur me të dhe Donaldin.

Bora shkruante se nuk ka pasur asnjë takim mes tyre në shtëpinë e saj, asnjë udhëtim në Vjenë apo në ambientet e televizionit ku punon. “Jo nuk ka duet së shpejti. Nuk ka klip të xhiruar jashtë. Nuk ka pushime bashkë. Nuk ka kafe në ambientet e Top-it. Nuk ka varëse në qafë. Nuk ka ftesë në emisionin e parë.

Nuk ka ftesë në Prime. Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat. Nuk ka marrëdhënie familjare, raporte pune më vëllain tim, nuk ka video funny në TikTok për kundërpërgjigje etj etj. Është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale! Është shumë personale!
E aq më tepër duke gënjyer për një makinë të rastit ngjyrë gri, me targë tjetër të parkuar poshtë ( shumë thjesht e kuptueshme që nuk bëhet fjalë për makinën blu të fotografuar dikue tjetër). Dedikime?! Po, ka! Edhe unë mendoj si ju. Edhe kërkesë falje, ka! Personalisht dhe publikisht.
Ndoshta sepse një pjesë e kësaj historie u bë publike. Por ndihem e detyruar të them fjalën time pasi shoh që ka shumë gënjeshtra sesa të vërteta ndaj po e përmbledh…Për momentin ka ASGJë! Tani të shohim përpara e të respektojmë pak më shumë njëri-tjetrin!”, shkruante Bora.

Të ngajshme

Gjesti publikon këngën e re “Oh Zot”, thotë se të gjitha përfitimet e këtij projekti dedikohen për bamirësi

KushtrimGuraj

Rusi, reperi i njohur bën vetëvrasje për të mos shkuar në luftë

KushtrimGuraj

E përfshiu në këngën e re “Hala”, ish e dashura i drejtohet Don Xhonit: Faleminderit që nuk më harron

KushtrimGuraj