Telenews

Borrell: Duke ndihmuar Ukrainën, BE-ja shteroi furnizimet e saj ushtarake

borrell:-duke-ndihmuar-ukrainen,-be-ja-shteroi-furnizimet-e-saj-ushtarake

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, paralajmëroi sot se Bashkimi Evropian, duke furnizuar Ukrainën me armë, ka shteruar rezervat e saj ushtarake.

“Kjo luftë ishte gjithashtu një thirrje zgjimi për të gjithë ne në lidhje me aftësitë tona ushtarake. I dhamë armë Ukrainës dhe më pas kuptuam se furnizimet tona ushtarake ishin shteruar”, shkroi Borrell në blogun e tij javor.

Ndërkohë, Borrell theksoi në llogarinë e tij në Twitter se të dhënat nga Agjencia e Mbrojtjes e BE-së (EDA) konfirmojnë se “evropianët shpenzojnë më shumë për mbrojtjen”.

“Tani duhet të shpenzojmë më mirë për mbrojtjen dhe të bashkëpunojmë më shumë për të mbështetur Ukrainën, për t’iu përgjigjur nevojave urgjente dhe për t’u përgatitur për të ardhmen”, tha ai.

Të ngajshme

Nis tërheqja më e madhe e automjeteve në historinë e industrisë kineze të automobilave

Yllka Gashi

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë historik në Zvicër

Yllka Gashi

Gjenerali gjerman: Evropa duhet të përgatitet për luftë në çdo front –

KushtrimGuraj