Telenews

Borrell i quan të jashtëligjshme arrestimet e serbëve në veri dhe marshimin e FSK-së

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika të Jashtme, Josep Borrell, ka reaguar pas arrestimeve të fundit që ka bërë Policia e Kosovës në veri të vendit.

Në disa aksione radhazi, ditët e fundit PK ka arrestuar disa serbë, të dyshuar për organizimin dhe sulmimin e pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve gjatë protestave në Zveçan e Leposaviq.

Sipas Borrell, këto arrestime janë jashtë juridiksionit.

Ai është “ankuar” edhe për marshimin e FSK-së në MKitrovicë të Jugut, marshim ky i bërë në kuadër të planit vjetor, dhe që sipas ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, nuk ka të bëjë fare me situatën në veri.

“Shumë i alarmuar rreth situatës në veri të Kosovës: Arrestime jashtë juridiksionit të serbëve të Kosovës dhe marshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut; pasuar nga retorika e ashpër e Serbisë. Pavarësisht takimit të krizës dje, eskalimi vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë këtë”, ka shkruar Borrell.

Dje Borrell ishte në Bruksel, ku u takua ndaras me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit, Borrell vlerësoi se kryetarët duhet të tërhiqen nga objektet e komunave veriore, duhet të shpallën zgjedhjet e reja dhe duhen liruar policët kosovarë që u arrestuan më shumë se një javë më parë.

Të ngajshme

Policia në Vlorë shpëton 3 pushues të bllokuar në det

Erzana Fazliu

Rohde: Më mirë të zgjidhej trafiku në hyrje të Vushtrrisë, sesa të ndërtohen dy ura në Ibër

Erzana Fazliu

Deputetja e LDK-së: Mafia e energjisë po e vret ekonominë e Kosovës

Erzana Fazliu