Telenews

Bosnja dhe Mali i Zi shprehin interes t’i bashkohen “Ballkanit të Hapur”

Përfaqësuesit e Bosnjë e Hercegovinës kanë shprehur dëshirën që t’i bashkohen “Ballkanit të Hapur”, teksa presidenti serb tha se kjo është nisma më e mirë në rajon, që sjell përfitime për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tegeltija deklaroi të martën në Ohër se Bosnja dhe Hercegovina merr pjesë si vëzhguese në samitin e “Ballkanit të Hapur”.
Ai tha se pret që Presidenca e Bosnjë e Hercegovinës së shpejti të marrë vendim për t’iu bashkuar kësaj nisme.
“Jam këtu sepse e di se pothuajse i gjithë komuniteti i biznesit në Bosnjë e Hercegovinë, shumica e politikanëve, dëshirojnë të jetë pjesë e projektit ‘Ballkani i Hapur’, por edhe entitetet janë të vendosur t’i bashkohen këtij projekti. Unë jam këtu për të përcjell mesazhin tek anëtarët e ‘Ballkanit të Hapur’ se Bosnjë e Hercegovina po përgatitet dhe dëshiron të bëhet anëtare sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Tegeltija për Radio Televizionin e Republikës Sërpska.
Ai theksoi se javën e kaluar përsëri i kishte bërë thirrje Presidencës së Bosnjë Hercegovinës që të marrë vendim për t’iu bashkuar nismës dhe se shpreson që anëtarët e Presidencës që janë kundër do të ndryshojnë mendje dhe do të kuptojnë se sa i rëndësishëm është ky projekt për komunitetin e biznesit dhe qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës.
Edhe kryeministri i Malit të Zi, Ditan Abazoviq, ka dhënë sinjale se vendi i tij mund të përfshihet në “Ballkanin e Hapur”.
Në margjinat e “Ballkanit të Hapur”, Abazoviq ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.
Teksa foli për pjesëmarrjen e tij në Ohër, Abazoviq tha se të gjithë partnerët “tanë më të rëndësishëm të politikës së jashtme janë këtu”.
“Ballkani Perëndimor ka vend në BE dhe Mali i Zi si lider në integrim është i gatshëm të jetë shembull pozitiv në këtë proces”, shkroi ai në Twitter.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Katër deputetë të Listës Serbe votojnë për, Guri: Duan t’i fshehin marrëveshjet me Listën Serbe

Donat Hashani

Nga nesër fillon greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së

Donat Hashani