Kombëtarja e Brazilit është eliminuar nga Kupa e Botës, pasi mposhtet 1:2 ndaj Norvegjisë në 1/8 e finales.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, por në të dytën norvegjezët ishin më të fortë.
Dy gola në pjesën e dytë i shënoi sulmuesi, Erling Haaland.
Fillimisht Haaland shënoi në minutën e 79’të një gol të bukur me kokë.
Pastaj për ta vulosur fitoren, Haaland shënoi për 0:2 në minutën e 90’të.
Në sekondat e fundit të ndeshjes, Brazili fitoi një penallti dhe në gol e shndrroi sulmuesi, Neymar JR.
Norvegjia kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Botës dhe tani pret fituesin e ndeshjes, Meksikë vs Angli për të mësuar kundërshtarin.

