Policia e qarkut anglez të Kentit njoftoi sot se ka akuzuar 19-vjeçarin Ibrahim Bah për tentativë për të kontrabanduar emigrantë përmes Kanalit Anglez, e cila përfundoi në tragjedi.
Një varkë e vogël me emigrantë u rrëzua në brigjet britanike më 14 dhjetor dhe katër emigrantë vdiqën në aksident, ndërsa 39 u shpëtuan.
Ibrahim Bah, një adoleshent pa vendbanim të caktuar, aktualisht ndodhet në paraburgim dhe nesër do të dalë përpara një gjykate britanike.