Telenews

Ky është shoferi i Gjykatës që u kap me marihuanë e kokainë në Prishtinë

Abuzimi me substanca narkotike po vazhdon të mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Sinjali raportoi sot se kështu ndodhi edhe së fundmi në Prishtinë, ku përfundoi në pranga një punonjës i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që u kap me substanca narkotike në rrugën “Xhemail Mustafa” është Menduh Peja, shofer i gjykatës.

I dyshuari është ndalur teksa ishte në lëvizje me veturën e tij dhe pas kontrollit, zyrtarët policorë i kanë gjetur drogë të llojit marihuanë dhe kokainë.

Droga e ndarë në qese është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Si është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Erzana Fazliu

Rritet mbi 100 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

Valjeta Turkaj

Vdekja e të riut nga Lipjani: Çfarë dihet deri tani

Erzana Fazliu