Telenews

Britania nuk mbështet vendimin për bllokimin e porteve iraniane

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka deklaruar se Britania nuk e mbështet bllokadën e porteve iraniane.

Sipas BBC, Starmer theksoi se qëndrimi i Londrës është i fokusuar në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke e konsideruar këtë si mënyrën më të shpejtë për të ulur çmimet e energjisë.

“Ne nuk po mbështesim një bllokadë të porteve iraniane”, u shpreh ai, duke shtuar se prioritet mbetet de-përshkallëzimi i situatës dhe sigurimi i lëvizjes së lirë të anijeve në këtë rrugë strategjike detare.

I pyetur nëse e konsideron presidentin amerikan Donald Trump përgjegjës për ndikimin në faturat e energjisë në Britani, Starmer nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë. Ai tha se prioriteti kryesor i tij është bashkimi i vendeve për të bërë thirrje për ulje të tensioneve dhe hapjen e ngushticës.

Sipas tij, përgjegjës për kufizimet në Gjirin Persik është Irani, ndërsa Britania nuk po përfshihet në luftë dhe nuk po tërhiqet në konflikt.

Të ngajshme

Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revizionim

Valjeta Turkaj

Rruga e shembur në Carralevë fillon të rregullohet, Ministria e Infrastrukturës jep tender mbi 240 mijë euro për sanimin e saj

Valjeta Turkaj

Gjermania ul taksën e karburanteve për dy muaj

Valjeta Turkaj