Telenews

Britanikët i vendosin sanksione të reja Bjellorusisë

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar një paketë të re sanksionesh kundër Bjellorusisë për rolin në lehtësimin e pushtimit rus të Ukrainës.

Legjislacioni përfshin ndalime importi dhe masa të reja që synojnë parandalimin e propagandës në internet, raporton skynews.

Paketa konsiston gjithashtu në ndalimin e importit të arit, çimentos, drurit dhe gomës nga Bjellorusia dhe bllokimin e eksporteve në Bjellorusi nga Britania të kartëmonedhave dhe makinerive, si dhe mallrave, teknologjive dhe materialeve që mund të përdoren për prodhimin e armëve kimike dhe biologjike.

Rusët publikuan pamjet e rrëzimit të një droni, por doli të jetë fluturakja e tyre
Lexo po ashtu
Rusët publikuan pamjet e rrëzimit të një droni, por doli të jetë fluturakja e tyre
Qeveria tha se do të ishte në gjendje të parandalonte kompanitë e caktuara të medias bjelloruse nga “përhapja e propagandës në Britani” me kompanitë e mediave sociale dhe ofruesit e shërbimeve të internetit që kufizojnë qasjen në faqet e internetit të organizatave të sanksionuara.

Bjellorusia, e udhëhequr nga presidenti Aleksandër Lukashenko që nga viti 1994, është aleati më i vendosur i Rusisë midis ish-shteteve sovjetike.

Lukashenko lejoi që territori bjellorus të përdoret për të nisur pushtimin e Ukrainës nga Kremlini në shkurt të vitit të kaluar.

Legjislacioni gjithashtu do të godasë ata që shmangin sanksionet, duke përfshirë kufizimin e fondeve që Bjellorusia mund të mbledhë duke kufizuar më tej qasjen e Bjellorusisë në tregjet financiare të Mbretërisë së Bashkuar.

Të ngajshme

UEFA bën postim rreth vdekjes së Fatjon Bunjakut

Rrezarta Ramaj

Konfirmohet! Po bëhen gati 150 milionë euro nga Real Madrid për yllin e Bayern Munchen

Rrezarta Ramaj

Ademi pas fitores së Kosovës: Kjo fitore i dedikohet Fatjon Bunjakut

Rrezarta Ramaj