Telenews

Buka integrale mund të ndihmojë në ruajtjen e peshës

Një studim i ri tregon se konsumimi i bukës me drithëra të plota lidhet me peshë më të qëndrueshme dhe ulje të rrezikut për rritje peshe krahasuar me bukën e bardhë. Fibra dhe nutrientët e bukës integrale ndihmojnë në ndjenjën e ngopjes dhe kontrollin e oreksit.

Autorët sugjerojnë përfshirjen e bukës integrale në dieta të shëndetshme për të mbështetur menaxhimin e peshës dhe shëndetin metabolik, shkruan Medical News.

Përfitimet janë më të dukshme kur buka integrale përdoret pjesë e një diete të ekuilibruar dhe aktiviteti fizik.

Dietat që përfshijnë fibra natyrale dhe karbohidrate komplekse mund të reduktojnë rrezikun për obezitet dhe sëmundje kronike të zemrës.

Të ngajshme

Sëmundjet e zemrës dhe kanceri, kryesojnë listën e vdekjeve në Kosovë

Valjeta Turkaj

Momenti i së vërtetës: A të sinkronizohen menstruacionet me gocat që rri më shpesh?

KushtrimGuraj

E kap partnerin duke të tradhtuar në ëndërr? Ja çfarë po të thotë nënvetëdija

Erzana Fazliu