Telenews

Burri arrestohet pasi drejtoi një makinë lodër në një rrugë të “ngarkuar” në Kanada

burri-arrestohet-pasi-drejtoi-nje-makine-loder-ne-nje-rruge-te-“ngarkuar”-ne-kanada

Burri arrestohet pasi drejtoi një makinë lodër në një rrugë të “ngarkuar” në Kanada

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Prince George, Kanada, ku policia arrestoi një burrë që po drejtonte një makinë lodër Barbie ngjyrë rozë në një rrugë të ngarkuar.

Sipas policisë, 37-vjeçari Kasper Lincoln jo vetëm që po ngiste nën ndikimin e alkoolit, por kishte edhe patentën e pezulluar.

Oficerët theksuan se edhe pse mjeti ishte lodër, ai përbënte rrezik serioz për drejtuesit e tjerë të automjeteve.

Pamje të bëra nga kalimtarët e treguan Lincolnin teksa buzëqeshte me syze reflektuese, përpara se të ndalohej dhe të shoqërohej nga policia.

Pas arrestimit, Lincoln deklaroi se kishte dalë vetëm për të takuar një mik, por vendosi të përdorte makinë lodër.

Të ngajshme

Volkswagen rikthen Touareg – vetura me teknologji të ndryshme

KushtrimGuraj

Mashtrim në WhatsApp: Kujdes, mund t’ju rrëmbejnë llogarinë

Valjeta Turkaj

Samsung nis prodhimin masiv të chipsetit të ri Exynos 2600

Valjeta Turkaj