Telenews

Burri e largon nga shtëpia ish-gruan bashkë me foshnjën, përfundon në mbajtje

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka larguar nga shtëpia ish-bashkëshorten e tij së bashku me foshnjën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten, më 29 tetor, rreth orës 16:00.

Pas denoncimit, viktima është dërguar në strehimore për t’i ofruar siguri, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga policia dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 29.10.2026 – 16:00. Është raportuar se ish-bashkëshorti e ka larguar nga shtëpia e tij viktimën së bashku me foshnjën e saj. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngajshme

Gabime për shkak të të cilave rrobat marrin një erë të pakëndshme pas larjes

Rrezarta Ramaj

Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta

Rrezarta Ramaj

Katër shoferë kapen duke vozitur në gjendje të dehur në Ferizaj, gjobiten deri në 400 euro –

KushtrimGuraj