Telenews

Burri kërcënon gruan në vendin e punës në QKUK, policia jep detaje

Një grua ka kërkuar ndihmë nga policia pasi që është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj, i cili ka shkuar në vendin e punës dhe i ka kufizuar lëvizjen në Klinikën e Internos në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e ankueses.

“Rreth orës 06:30, një grua ka kërkuar ndihmë nga policia pasi që është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj i cili i ka shkuar në vendin e punës dhe ia ka kufizuar lëvizjen.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e ankueses, ndërkaq ka neutralizuar veprimet e të dyshuarit”, ka thënë Borovci.

Tutje siç tha ai, aktualisht policia po trajton rrethanat e raportuara që ndërlidhen me rastin, përderisa të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor si pjesë e vijimësisë hetimore.

Ndërsa Muhamet Reqani, komandant i batalionit të zjarrfikësve, ka konfirmuar se i dyshuari ka kërcënuar se do të hidhej nga kati i 6-të i Klinikës Interne.

Reqani shtoi se operacioni i tyre ka rezultuar i suksesshëm dhe të dy personat janë marrë nga policia.

 

 

 

 

Të ngajshme

Pse rrushi nuk duhet të mungojë në tavolinën e Vitit të Ri

Erzana Fazliu

Si duhet dekoruar tavolina e Vitit të Ri – Ide elegante për një natë të paharrueshme

Erzana Fazliu

Moti sot

Erzana Fazliu