Telenews

Burri qëllon me sëpatë gruan pas koke

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Breg Shkozë të Vlorës, ku burri ka qëlluar me sëpatë pas kohe gruan e tij. 72-vjeçari Qazim Budlla, pas një zënke për motive të çastit. ka qëlluar gruan e tij Vasilika Budalla, 69 vjeçe.

ABC News mëson se gruaja mësohet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ajo është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës.

72-vjeçari dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor ndërsa mësohet se edhe më herët e ka dhunuar gruan pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup. Ndihma e parë i është dhënë nga qendra shëndetësore e Fushë Krujës.

 

Të ngajshme

Joe Biden i nënshtrohet një operacioni për kancerin e lëkurës

Valjeta Turkaj

Kur paga minimale nuk mbulon qiranë: si ia dalin qytetarët në Kosovë?

Valjeta Turkaj

Kosova pa Zhegrovën ndaj Zvicrës e Suedisë: Krelani godet ashpër

Erzana Fazliu