Telenews

Joe Biden i nënshtrohet një operacioni për kancerin e lëkurës

bidenit-i-kane-mbetur-12-deri-ne-18-muaj-jete,-thote-ish-mjeku-i-shtepise-se-bardhe

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden i është nënshtruar një operacioni për kancerin e lëkurës, tha zëdhënësi i tij.

Nuk dihet ende se kur i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, por një video nga fundi i gushtit e tregoi atë dule dalë nga kisha në Delaware me një shenjë të madhe dhe të freskët në kokë. Zëdhënësi tha për Sky, se ai është duke u shëruar mirë.

Biden iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale Mohs, e cila përfshin heqjen e një shtrese indesh, ekzaminimin e saj nën mikroskop për të parë nëse ka mbetur ndonjë qelizë kancerogjene dhe përsëritjen e saj nëse është e nevojshme.

82-vjeçarit iu hoq nga gjoksi një karcinomë bazale, një nga dy llojet më të zakonshme të kancerit të lëkurës, në vitin 2023.

Mjeku i tij tha në atë kohë se të gjitha qelizat kancerogjene ishin hequr.

Në të njëjtin vit, gruas së Bidenit, Jill iu hoqën dy karcinoma bazale nga afër syrit dhe në gjoks.

Ish-presidenti zbuloi gjithashtu këtë maj se kishte kancer të prostatës në fazën e katërt – me sëmundjen që i ishte përhapur në kocka.

Të ngajshme

KRU Gjakova konfirmon se ka marrë procesverbalin për ‘‘Liqenin e Radoniqit’’: Të hënën presim të pranojmë aktvendimin

Rrezarta Ramaj

Cilët fruta duhet të konsumoni nëse vuani nga diabeti?

Rrezarta Ramaj

Tre kosovarë arrestohen në Durrës, kapen 80 kilogramë kanabis me vlerë rreth 1 milion euro

Yllka Gashi