Telenews

Burri rrah nusen në mes të dasmës, video shokon rrjetin

Uzbekistani ka qenë protagonist disa herë i videove skandaloze, ku dhuna ndaj grave evidentohet edhe në ditën që mendohet si më e bukura në jetën e tyre.

Video, që është bërë virale ditët e fundit, tregon çiftin që në bashkëpunim me dëshmitarët ishte duke argëtuar të ftuarit me një lojë shpejtësie tradicionale.

Fituese doli nusja, e cila nuk pati kohë të gëzonte mes të qeshurave të të pranishmeve, sepse mori një goditje të fortë pas koke nga bashkëshorti i saj i sapomartuar.

Një episod i shëmtuar, që le pa fjalë personat përreth, dhe që është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.

Disa prej komenteve kane evidentuar që poshtërime të tilla publike nuk janë të rralla në një vend ku autoriteti i kryefamiljarit është i padiskutueshëm dhe ku shpesh herë martesat janë të vendosura nga familjet./A2CNN

The post Burri rrah nusen në mes të dasmës, video shokon rrjetin appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

AAK zbulon slloganin interesant për zgjedhje

Donat Hashani

Marrëdhëniet gjatë shtatzënisë nuk e rrezikojnë fëmijën

Erzana Fazliu

Hamza për Kurtin: Le të harrojë ta kontestojë vendimmarrjen time

Erzana Fazliu