Telenews

Butrint Imeri me super ofertë për fansat: 100 mijë euro për videot më kreative në TikTok

Këngëtari i njohur Butrint Imeri ka rikthyer vëmendjen e madhe në rrjetet sociale me një iniciativë të pazakontë mes fansave të tij, lidhur me albumin e ri “I Pari”.

Sipas një video-mesazhi në TikTok, artisti ka lansuar një sfidë ku pjesëmarrësit mund të fitojnë 100 mijë euro, duke krijuar video me këngët nga albumi i ri.

Në sfidë kërkohet përdorimi i hashtagut #Ipari dhe ndjekja e profilit të tij në platformë.

Fituesi do të shpallet më 3 korrik, ndërsa videot më kreative thuhet se mund “ta ndryshojnë verën, madje edhe jetën” e pjesëmarrësve.

Kjo nismë vjen në një moment kur Butrint Imeri ka rikthyer fuqishëm aktivitetin e tij muzikor me këngën “Sytë e mi”, pjesë e albumit “I Pari”, i cili pritet të publikohet zyrtarisht më 10 qershor 2026.

Kënga e re është pritur me interes të madh nga fansat, të cilët e kanë cilësuar si një baladë emocionale me temë dashurie dhe nostalgjie, ndërsa albumi i ri po shihet si një nga projektet më të rëndësishme të karrierës së tij.

Të ngajshme

Dhurata Dora në duet me DJ Snake, kënga lansohet këtë verë me klip

Blearta

Fushatë e qetë, por mbi 100 mijë euro u shpenzuan për sponsorizime digjitale

Blearta

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Blearta