Telenews

Buxheti 2026 dhe rritja e pagës minimale, përpjekje për blerje votash – sipas Rukiqit

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, është deklaruar pas miratimit të projektbuxhetit për vitin 2026.

Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi thotë se miratimi i projektbuxhetit dhe ajo e rritjes së pagës minimale, sipas tij, janë mashtrimi më i madh financiar dhe tentativë masive për blerje votash, transmeton Klankosova.tv.

“Ato vijnë nga një qeveri e paligjshme, që ka uzurpuar institucionet e shtetit dhe po i përdor ato për interesa të ngushta politike Qytetarët duhet ta kuptojnë qartë: ky nuk është vendim qeveritar, është një premtim elektoral, i dhënë nga karriget e uzurpuara”, ka shkruar ai.

“Buxhetin për vitin 2026 e miraton Qeveria e re dhe legjislatura e re, e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës”.

Të ngajshme

Vdes ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano

Valjeta Turkaj

Osmani: Detyrimi im është të bëj çmos të evitohen zgjedhjet, edhe pak ditë sqarohen të gjitha

Valjeta Turkaj

Haradinaj: Me shumë gjasë nuk do të kemi mandatar të dytë për qeverinë e re

Valjeta Turkaj