Telenews

Haradinaj: Me shumë gjasë nuk do të kemi mandatar të dytë për qeverinë e re

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se me shumë gjasë nuk do të ketë mandatar të dytë për formimin e qeverisë së re.

Në prononcimin për media pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani dhe liderët e tjerë të partive parlamentare, Haradinaj tha se e para e shtetit nuk mund të pranojë mandatar të ri pa shumicë.

“Kurti nuk ka qenë i qartë nëse është vetë mandatar, apo e propozon dikë tjetër. Nëse e propozon veten, është pak situatë jo e lehtë, nuk e di si do ta trajtojë presidentja. Besoj që presidentja e ka edhe një situatë që duhet me e shqyrtu: nuk mundet me pranu mandatar të ri pa shumicë, pra nuk mundet me marrë një kërkesë të dytë pa u konfirmuar numri i deputetëve 61. Me shumë gjasa nuk do të ketë mandatar tjetër, mirëpo ajo ideja me shfrytëzu kohë, e me marrë kohë, po vazhdon”, deklaroi kreu i AAK-së.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj