Telenews

BYD-i kinez pritet t’ia kalojë Teslas për vetura elektrike

Prodhuesi kinez i veturave elektrike, BYD, pritet t’ia kalojë Teslas së Elon Muskut si shitësi më i madh i veturave elektrike në botë.

Të enjten, BYD-i njoftoi se shitjet e saj u rritën për 28 për qind vitin e shkuar. Kompania ka shitur më shumë se 2.25 milionë njësi.

Tesla që do t’i zbulojë të dhënat më vonë të premten sipas kohës në Amerikë, javën e kaluar publikoi parashikimet duke thënë se ka shitur rreth 1.65 milionë vetura për një vit.

Gjiganti amerikan u përball me vit të vështirë pas përfshirjes në politikë të pronarit Elon Musk dhe konkurrencës kineze.

Kompani të tjera kineze si Geely, MG dhe BYD kanë rritur presionin mbi kompanitë perëndimore për shkak të çmimeve të tyre më të lira.

Në tetor, Tesla u përgjigj duke lansuar versione më të lira të veturave në SHBA.

Musk, që është njeriu më i pasur në botë, ka për qëllim të rrisë vlerën e kompanisë gjatë dekadës së ardhshme për të përfituar nga një pako e majme që përfshihet në kontratën e tij. Marrëveshja nënkupton se po që se ka sukses, ai mund t’i marrë deri një trilion dollarë. Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, Musk duhet të shesë mbi një milionë robotë humanoidë në 10 vjetët e ardhshëm.

Të ngajshme

Meta bllokon mbi 540 mijë llogari në Australi të personave nën 16 vjeç

Valjeta Turkaj

Shumica e makinave do të kenë ende motorë me benzinë ​​deri në vitin 2035 – thotë Bosch

Valjeta Turkaj

Instagram mohon shkeljen pasi shumë përdorues morën email-e që u kërkojnë të rivendosin fjalëkalimin

KushtrimGuraj