Telenews

CAKTOHET U.D I KRYEPROKURORIT TË SHTETIT

Këtë detyrë, Kelmendi do ta ushtrojë deri në një vendim të ri të KPK-së.
Sipas Rregullores Nr. 06/2019 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, në qoftë se mandati i Kryeprokurorit të prokurorisë përkatëse ka përfunduar në çfarëdo mënyre, KPK-ja merr vendim për caktimin e ushtruesit të detyrës.
Ndryshe, më 6 prill, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) votoi unanimisht Blerim Isufajn për këtë pozitë, kurse vendimi për dekretim tani mbetet në duart e presidentes Vjosa Osmani.
Ky proces ka shkaktuar reagime të shumta, ku koalicioni i OJQ-ve: IKD, GLPS dhe Lëvizja FOL, e kanë quajtur të papranueshëm propozimin për emërimin e Isufajt si Kryeprokuror dhe se kanë propozuar që të përsëritet konkursi.
Ndaj këtij procesi kanë reaguar Ambasada Britanike, Ambasada Gjermane dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, duke u shprehur të zhgënjyer me këtë proces.
Ndërsa, gjatë të enjtes, presidentja Osmani ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqërisë civile, për të diskutuar rreth këtij procesi.
Kujtojmë se Aleksandër Lumezi sot (21 prill) përfundon mandatin në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, pozitë të cilën e kishte marrë më 21 prill 2015. /Betimipërdrejtësi/

Të ngajshme

Treg kokaine në pyll, dënohen dy shqiptarë në Francë

KushtrimGuraj

Foto e rrallë e heroit Jusuf Gërvalla me vajzën Donikën, sot Ministre

KushtrimGuraj

Rusi, reperi i njohur bën vetëvrasje për të mos shkuar në luftë

KushtrimGuraj