Telenews

Çeku i reagon Haradinajt: Qeveria ka zotuar 9 milionë euro për Stadiumin e Gjakovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i ka reaguar kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili ka thënë se Stadiumi i Gjakovës po ndërtohet pa mbështetjen e Qeverisë.

Çeku i ka replikuar Haradinajt, duke thënë se kjo nuk është e vërtetë, pasi sipas tij stadiumi po ndërtohet në bashkëfinancim të Qeverisë me Komunën e Gjakovës.

Sipas ministrit, Qeveria ka zotuar 9 milionë euro për këtë stadium.

“Në të gjitha deklarimet e mia publike, në të folur dhe në të shkruar, kam qenë maksimalisht korrekt në raport me stadiumin e Gjakovës dhe angazhimin e komunës dhe kryetarit Gjini. Për dallim nga komunat e tjera, Gjakova të paktën brenda mundësive ka ndarë buxhet për ndërtimin e stadiumit. Mirëpo, një investim kaq i madh nuk mund të bëhej pa mbështetjen e qeverisë qendrore dhe për këtë arsye kemi zotuar nëntë milionë euro, pra pjesën dërmuese të buxhetit të nevojshëm për përfundimin e punimeve”, ka shkruar ai.

Çeku ka thënë se kjo nga Haradinaj është tentim-mashtrimi i qëllimshëm.

“Bashkëpunimi i qeverisë me komunat, shumë investime të kryera viteve të fundit në qytete e fshatra gjithandej vendit, janë lajm i mirë dhe detyrim i përbashkët i dy niveleve të qeverisjes. Gënjeshtrat në anën tjetër, sidomos kur thuhen nga njerëz me përgjegjësi institucionale, janë metodë primitive e të bërit politikë. Ne nuk presim vlerësim pozitiv për qeverinë nga kryetari Haradinaj, por e sigurojmë atë dhe gjithë të tjerët që do të reagojmë sa herë që ai ose të tjerët qëllimshëm i gënjejnë qytetarët”, ka shkruar ministri në Facebook.

Të ngajshme

“Duhet të ndryshojë, përndryshe do ta ketë vështirë”, vjen paralajmërimi për Viniciusin

Rrezarta Ramaj

Shifra shqetësuese të dhunës në familje, raste të shumta raportohen brenda 24 orëve

Rrezarta Ramaj

I kanosi policët gjatë shqiptimit të tiketës, përfundon në mbajtje

Rrezarta Ramaj