Telenews

Çekut i refuzohet kërkesa për ta vizituar Preshevën, ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Ministrit të Shëndetësisë së Serbisë, Zllatibor Llonçar, i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Kjo pasi autoritetet e Serbisë ia refuzuan kërkesën ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çekut, për ta vizituar Preshevën.

Lidhur me këtë rast është deklaruar edhe Ministria e Jashtme dhe e Diasporës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, ka dorëzuar kërkesën për vizitën e Ministrit Çeku më 20 mars 2025, ndërsa nuk ka marrë asnjë përgjigje nga pala serbe deri më 26 mars, ditën kur ishte planifikuar vizita. Nga ana tjetër, pala serbe ka parashtruar kërkesën e saj më 24 mars, pra katër ditë pas kërkesës sonë, dhe ka kërkuar që vizita e tyre të marrë përparësi. Pra që ne ta miratojmë kërkesën e tyre para se ata të trajtojnë kërkesën tonë ani pse ne të paret kemi bërë kërkesën”, thuhet në një përgjigje nga MPJD-ja.

Tutje në përgjigje thuhet se kjo situatë është një shembull i qartë i qasjes destruktive të Serbisë duke synuar të imponojnë njëanshmëri në trajtimin e vizitave zyrtare.

“MPJD rithekson se qasja e Kosovës do të mbetet e bazuar në reciprocitet dhe duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Kosovës”.

 

Të ngajshme

Studentët serbë protestojnë para redaksisë së tabloidit e televizionit “Informer”

Erzana Fazliu

Sara Hoxha në romancë të re?

Erzana Fazliu

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Erzana Fazliu