Telenews

Studentët serbë protestojnë para redaksisë së tabloidit e televizionit “Informer”

Studentët e Fakultetit të Shkencave Politike në Serbi kanë organizuar protestë sot para redaksisë së tabloidit serb “Informer” në bulevardin “Peke Dapçeviq” në Vozhdovac, për shkak të, siç kanë thënë, sulmeve të vazhdueshme, shënjestrimeve dhe gënjeshtrave që po përhapen në atë televizion dhe në gazetën me të njëjtin emër, shkruan Danas

Protesta e titulluar “Dezinformator” është parashikuar të zgjasë nga ora 14 deri në 20, ndërsa qytetarët do të kenë mundësinë të nënshkruajnë edhe një peticion kundër punës së Informer.

Kjo protestë vjen si kundërpërgjigje se si “Informer” ka rapotuar rreth protestave të studentëve.

“Që kur kemi filluar bllokadën e fakultetit, Informeri dhe Dragan J. Vuçiqeviq kanë përhapur gënjeshtra për kolegët tanë. Sulmi i fundit është kundër kolegut Davud Delimedac dhe nënës së tij” thonë studentët.

Të ngajshme

Avokati kërkon që Granit Plava të shpallet i pafajshëm: S’ka prova që e lidhin me vrasje

Valjeta Turkaj

Gjykata ndalon ndërtimin e sallës së vallëzimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë

Valjeta Turkaj

Shijo prillin me oferta ekskluzive në Fafa Resort & Spa

Valjeta Turkaj