Telenews

Certifikimi i Listës Serbe, PZAP merr vendim për ankesën e VV-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hudhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ta certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Reporteri.net.

Vendimi është marrë sot dhe në të thuhet se ankesa është e palejuar.

“Hudhet poshtë e palejuar ankesa Anr. 16./2025, e datës 08.01.2025, e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje, me seli në Prishtinë, paraqitur kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, me të cilën ka kërkuar që të anulohet Vendimi i KQZ’së Nr.01/2328-2024, i datës 31.12.2024 dhe të urdhërohet KQZ, të nxjerr vendim”, thuhet në vendim.

Kundër këtij vendimi, VV ka të drejtë ankese në Gjykatën Supreme, brenda 48 orëve nga pranimi i këtij vendimi.

Një nga arsyet e kundërshtimit të pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhje nga Vetëvendosja qeverisëse është fakti që Lista Serbe nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk është distancuar nga ish-nënkryetari i saj Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra një polic kosovar.

Të ngajshme

“Duhet të ndryshojë, përndryshe do ta ketë vështirë”, vjen paralajmërimi për Viniciusin

Rrezarta Ramaj

Shifra shqetësuese të dhunës në familje, raste të shumta raportohen brenda 24 orëve

Rrezarta Ramaj

I kanosi policët gjatë shqiptimit të tiketës, përfundon në mbajtje

Rrezarta Ramaj