Telenews

Çështja e presidentit/ Kurti dhe Abdixhiku takohen pasdite!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës  Lumir Abdixhiku, pritet të takohen gjatë orëve të pasdites së sotme.

Takimi vjen në kuadër të zhvillimeve të fundit politike dhe përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale politike në vend.

Kujtojmë se Albulena Haxhiu ka zhvilluar sot takime me përfaqësues të partive politike, ndërsa në këto takime nuk morën pjesë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), LDK-ja dhe Aleanca.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut pritet të jetë në fokus të zhvillimeve politike të ditës.

Të ngajshme

OEK lëshon certifikatën e parë të Origjinës “Made in Kosova”, të njohur ndërkombëtarisht

Yllka Gashi

Regjistrohet viktima e katërt nga ethet e Nilit Perëndimor, në Maqedoni

Yllka Gashi

“Përparim, jo në emrin tim”, reagon Faton Peci

Yllka Gashi