Telenews

OEK lëshon certifikatën e parë të Origjinës “Made in Kosova”, të njohur ndërkombëtarisht

Oda Ekonomike e Kosovës ka lëshuar sot certifikatën e parë të Origjinës “Made in Kosova”, sipas standardeve ndërkombëtare, pas pranimit të saj në Rrjetin Ndërkombëtar të Dhomave të Tregtisë (ICC) për lëshimin e Certifikatave të Origjinës.

Certifikata e parë iu lëshua FLUIDI Group, në një ngjarje ku ajo iu dorëzua përfaqësuesve të kompanisë nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, dhe zëvendësministri i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Jeton Mehmeti.

Ky zhvillim është një hap i rëndësishëm për bizneset kosovare, pasi certifikatat e Origjinës “Made in Kosova”, të lëshuara sipas standardeve ndërkombëtare, rrisin besueshmërinë e dokumentacionit tregtar dhe lehtësojnë procedurat e eksportit në tregjet ndërkombëtare.

Për bizneset kosovare, kjo mundëson një proces më të standardizuar dhe më të besueshëm të dëshmisë së origjinës së produkteve, duke kontribuar në forcimin e pozitës së tyre në tregtinë ndërkombëtare dhe në zgjerimin e eksporteve.

Oda Ekonomike e Kosovës vlerëson se përfshirja në rrjetin ndërkombëtar të ICC-së dhe lëshimi i certifikatave sipas këtyre standardeve paraqet një avancim të rëndësishëm në shërbimet që u ofrohen bizneseve dhe në mbështetjen e tyre për të operuar më lehtë në tregjet globale.

OEK uron FLUIDI Group për marrjen e certifikatës së parë dhe i dëshiron suksese të mëtejshme në zgjerimin e aktiviteteve dhe prezencës së saj në tregjet ndërkombëtare.

Të ngajshme

Zyrtare: Patrick Vieria trajner i Kombëtares së Senegalit

Yllka Gashi

Tri kompani transporti pezullojnë nga nesër disa linja nga Fushë Kosova drejt Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Dalin pamjet! I fshehur në bagazhin e një makine, momenti kur ‘Shqiponjat’ arrestojnë Sokrat Vatën

Yllka Gashi