Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shprehur optimizëm për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale.
Musliu ka deklaruar se pret që më 16 shtator, të gjithë krerët e UÇK-së të dalin faqebardhë nga vendimi i Gjykatës Speciale.
Ajo ka thënë se kthimit të Hashim Thaçit në Kosovë duhet t’i frikësohen vetëm serbët dhe, siç është shprehur ajo, armiqtë e Kosovës.
“Armiqtë e Kosovës janë frikësuar sa të ketë frymë presidenti Thaçi”, ka deklaruar Musliu.
Deklaratat e saj vijnë në prag të vendimit të Gjykatës Speciale, në një kohë kur në Kosovë po përcillet me interes të madh zhvillimi i procesit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

