Telenews

Çështja e tarifave – ZRrE-ja fton mediat në takim, ka një kusht

ceshtja-e-tarifave-–-zrre-ja-fton-mediat-ne-takim,-ka-nje-kusht

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka ftuar mediat në takim, për të diskutuar çështjen e tarifave.

Në një njoftim zyrtar, ZRrE-ja ka ftuar nga një përfaqësues prej secilës media të interesuar të marrë pjesë në takim.

“Në vazhdim, ZRRE-ja shpreh gatishmërinë e saj për të zhvilluar një takim me mediat, me qëllim të diskutimit të çështjeve kryesore të këtij procesi dhe për të adresuar çështjet që janë me interes të përbashkët. Takimi do të jetë mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe për të thelluar kuptimin mbi rëndësinë dhe ndikimin e këtij procesi”, thuhet në njoftim.

Takimi, sipas ZRrE-së, do të mbahet të hënën e 7 prillit, në ora 10:00 dhe incizimi me kamerë do të lejohet vetëm në 10-minutëshin e parë të takimit.

“Gjatë diskutimit nuk lejohet incizimi me zë apo kamerë”, paralajmëron rreptësisht ZRrE-ja.

The post Çështja e tarifave – ZRrE-ja fton mediat në takim, ka një kusht first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj