Telenews

Çfarë dihet për takimin e jashtëzakonshëm të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë?

Takimi i jashtëzakonshëm i presidentit amerikan Donald Trumpit në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë, i cili zgjati një orë e 20 minuta, u mbajt për të diskutuar nëse SHBA-ja duhet t’i bashkohet Izraelit për të goditur centralet bërthamore iraniane.

Kështu raporton BBC duke iu referuar medias amerikane CBS News. Raporti thotë se nuk ka një marrëveshje të plotë midis këshilltarëve më të ngushtë të Trumpit.

Pas disa ditësh thirrjesh ndaj iranianëve për t’u rikthyer në negociata, Trump po shqyrton nëse SHBA-të duhet të përfshihen drejtpërdrejt në luftën e Izraelit kundër Iranit.

Në takimin e djeshëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Trumpi dhe këshilltarët e tij raportohet se kanë diskutuar mundësinë e goditjes së centraleve bërthamore të Iranit. Një objektiv i mundshëm mund të jetë centrali i pasurimit të uraniumit në Fordo që është thellë nën tokë.

Mediat amerikane dhe izraelite thonë se Trumpi pas takimit i bëri një telefonatë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, por nuk dihet se çfarë është diskutuar.

Dje, në një mori postimesh në mediat sociale, Trump kërkoi “dorëzimin pa kushte” të Iranit.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u përgjigj me një sërë mesazhesh në mediat sociale mbrëmë – duke këmbëngulur se vendi i tij “nuk do të bënte kurrë kompromis” siç tha ai  “me sionistët”.

Të ngajshme

Policia bastisë një shtëpi në Prizren, dyshohet për tentim-vrasje!

Yllka Gashi

Koci avokatëve të krerëve të UÇK-së: I morët 40 milionë euro, tregoni çka ndodhi?

Yllka Gashi

Misetic thotë se Specialja i shpalli në masë të madhe kriminale metodat e UÇK për arritjen e pavarësisë: Kaq larg s’shkoi as prokuroria

Yllka Gashi